Rruga e Dukagjinit është rihapur përsëri pas bllokimit nga bora e re. Nga Shkodra deri në Theth, rruga është e kalueshme. Siç tregon shefi i Emergjencave Civile në Bashkinë e Shkodrës, z. Nikolin Guri, është punuar pa ndërprerje, pavarësisht kushteve të vështira.
Mjetet dhe logjistika e nevojshme janë stacionuar në Malin e Shoshit për të garantuar mbajtjen të hapur të rrugës në çdo kohë. Edhe sot po punohet për të stabilizuar lëvizshmërinë e mjeteve që përdorin këtë rrugë. /Marrë nga faqja zyrtare në Facebook e Bashkisë Shkodër/