Pas një periudhe relativisht të qtë 2 ditore, është rkthyer frika e përmbytjeve. Burime nga Njësia Administrative Dajç bëjnë me dije se krahasuar me dy ditë më parë, niveli i ujit është rritur me rreth 80 cm. Lagjja “Zadrima” ka nisur të mbulohet sërish nga uji. Edhe nga NJA Ana e Malit, vërehet rritje e nivelit të ujit gjatë natës së kaluar me rreth 60 cm. Ndërkohë, edhe nga NJA Velipojë njoftohet për rritje të nivelit të ujit me rreth 15 cm në Baks i Ri dhe Ças. Ndërkohë, ka disa ditë që Komisioni i Emergjencave Civile të Qarkut të Shkodrës nuk mlidhet rregullisht nën drejtimin e prefektit Çesk Millja. @ShkodraWeb