Forumi i Partisë Demokratike, dega Vau- Dejës, ka zhvilluar një mbledhje organizative. I pranishëmn ishte edhe kryetari i FRPD të Shqipërisë, Beling Këlliçi. Gjatë kësaj mbledhje, është bërë edhe përzgjedhja e drejtuesve të rinj të FRPD Vau Dejës.
Kështu, sekretare e degëa së FRPD Vau- Dejës u zgjodh Sidorela Bacaj ndërsa nënkryetarë u zgjodhën Albano Doda dhe Mario Molla. Të pranishëm në këtë aktivitet, ishin edhe drejtues të degës së PD- së Vau- Dejës dhe ish- kryebashkiaku Zef Hila.
Nuk kanë munguar as diskutimet e të rinjve të pranishëm, lidhur me situatën aktuale, problemet që po kalon vendi ynë. Në një postim në Facebbok sekretari i degës së PD- së Vau- Dejës, Gentian Ndou, përcjell në lidhje me takimin e zhvilluar:
“Sot u zhvillua takimi i FRPD-së Vau Dejës, u zgjodhën nënkryetarë Albano Doda dhe Mario Molla, si dhe sekretare e Degës së FRPD-së Vau Dejës, Sidorela Bacaj.
Të gjithë e dimë se rinia, ka qenë dhe është, frymëzimi i Partisë Demokratike!
Të zgjedhësh vajza dhe djem të rinj, do të thotë të ecim më të motivuar se kurrë drejt fitores së 25 prillit!”, shkruan Ndoj i cili ka shpërndarë edhe foto të aktivitetit. Takimi në Vau- Dejës, pason një takim të ngjashëm në Shkodër disa ditë më parë të strukturave të FRPD- së. /ShkodraWeb Media/