Samsung dhe Apple e kishin provuar prej disa vitesh, por kurrë nuk arritën ta kthenin në realitet. Megjithatë, nga 1 nëntori dijeni se mund të blini telefonin e ëndrrave!
Po flasim për produktin Axon M të kompanisë ZTE, i cili ka dy ekrane që palosen. Ky telefon ka procesor Snapdragon 821, 4GB RAM dhe audio Dolby Audio. Kamera nuk është e ndarë në dy pjesë.
Përdoruesit mund të hapin dy gjëra njëkohësisht në ekranet respektivë. Për shembull, një aplikacion, video apo faqe shkrimi.
Gjithçka do të jetë krejt e lehtë, ashtu siç vetëm në skutat më të fshehta të imagjinatës mund ta keni përjetuar.
[masterslider id=”8″]