Protesta e sotme në Shkodër ka rrezikuar seriozisht të përfundojë me një kontrontim në mes protestesve dhe forcave të policisë. Një debat i fortë në mes policisë dhe deputetit demokrat Bardh Spahia, i cili shoqërohej me kreun e demokratëve shkodranë Xhevdet Amuli duket se ka ndikuar në parandalimin e përshkallëzimit të situatës. Debati lindi pas infomacioneve se në rradhët e protuestuesve, ishin infiltruar efektiva policie të veshur civilë. Sipas deputetit të PD-së Spahia, ka patur edhe një tentativë të policisë për të provokuar protestuesit duke shkuar drejt tyre.
Deputeti ndodhej pranë protestës që po zhvillohej në hyrje të Shkodrës ashtu si ditët e tjera dhe ka reaguar me shpejtësi duke i’u dalë në mbrojtje qytetarëve protestues, ndërsa i ka kërkuar policisë të largohet. Debati ka qenë i fortë dhe është përfshirë edhe drejtori i Policisë së Qarkut Vehbi Bushati, i cili ka kërkuar zbatimin e ligjit nga protestuesit. “POlicia të mos merret me protestuesit që për 4 ditë kanë protestuar në mënyrë paqësore dhe të qetë, policia të zbardhë krimet dhe vrasjet e ndodhura në Shkodër se askush nuk është i sigurt në qytet”, ka thënë deputeti Spahia. “Mos i prekni protestuesit”, ka thënë Spahia, ndërsa edhe vetë qytetarët janë shprehur të revoltuar “Mos u merrni me ne, por merruni me hajdutët”, thonë ata.
Vendosmëria e deputetit Spahia, kryetarit të PD-së Amuli por edhe qytetarëve, ka bërë që policia të tërhiqet dhe të parandalohet kështu një kontrontim ndoshta edhe fizik i protestueve me uniformat blu. /ShkodraWeb/