Shkodra është një portë e Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor dhe një nyje e rëndësishme transporti. Në këtë kuadër, Bashkia Shkodër vijon realizimin e projekteve të saj strategjike infrastrutkurore, me bashkëpunimin e partnerëve dhe donatorëve të ndryshëm.
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim BERZH, është angazhuar përmes Kuadrit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) në realizimin Projektit Muriqan – Lezhë pjesë e Korridorit Adriatiko – Jonian.
Projekti ka shtrirje në territorin e Bashkisë Shkodër dhe do të japë një impakt të rëndësishëm në zhvillimin e rrjetit të transportit duke ndikuar, veçanërisht, në përmirësimin e transportit në zonat me flukse të larta turistike.
Zëvendëskryetari i Bashkisë Shkodër z. Ardit Çylybyli, mirëpriti sot takimin me ekipin e zbatimit të Projektit “Muriqan – Lezhë”, IPF 10 Planet Consorcium, duke dhënë mbështetjen maksimale për realizimin e këtij investimi kaq të rëndësishëm për Bashkinë Shkodër. /Publikuar në faqen zyrtare në Facebook të Bashkisë Shkodër/