Bashkia Malësi e Madhe ju bën me dije se po punohet intensivisht për zhbllokimin e rrugës Tamare – Gropa e Selces dhe nesër parashikohet të jetë e kalueshme, ndërsa rruga Gropa e Selces – Vermosh për shkak të trashësisë së dëborës mbi 1.5 m është e pakalueshme deri në një njoftim të dytë.
Bashkia Malësi e Madhe këshillon banorët, vizitorët dhe turistët të bëjnë kujdes dhe të evitojnë kalimin në këtë aks rrugor. Ju falenderojmë për mirëkuptimin! /Njoftim i Bashkisë Malësi e Madhe në faqen zyrtare në Facebook/