Seritë Galaxy S të Samsungut po i bëjnë dalë-ngadalë 10 vite në treg dhe Samsung ka planifikuar që të bëjë një ndryshim të madh për të festuar këtë 10-vjeçar.
Sipas burimeve brenda kompanisë me bazë në Korenë e Jugut, Galaxy S10 do të vijë në tre variante, me dy përmasa të ekranit.
Secili prej tre celularëve do të ketë disa kamera në pjesën e pasme, me opsionin që të kenë një përdorim të trefishtë dhe skanim të shenjës së gishtit.
Treshja e telefonave tashmë është duke u përgatitur nën emrin e koduar Beyond (Përtej). Beyond 0 do të ketë një kamerë në anën e pasme dhe një panel 5,8″, pa skaj të lakuar.
Beyond 1 do të ketë ekran të njëjtë diagonal, por me skajet tipike të lakuara . Gjithashtu do të ketë një sistem të dyfishtë që ka gjasa të jetë një version i përditësuar i konfigurimit aktual të Galaxy S9 +.
Beyond 2 do të jetë edhe më interesant. Tre kamera janë një sugjerimi më i fundit për këtë smartfon. Megjithëse ideja ishte futur tashmë nga Huawei, Samsung pritet të zhvillojë sensorë të saj për të dalluar konfigurimin nga zgjidhja P20 Pro.
[democracy id=”2″]