Pas ekipit te Vllaznise, pasditen e sotme ka zbritur ne fushen e stadiumit “Loro Boriçi” edhe ekipi i Shiroki Brijeg. Ai eshte nisur paraditen e djeshme nga Bosnje- Hercegovina dhe ka zgjedhur te kaloje mbremjen e kaluar ne kryeqytetin e Malit te Zi, Podgorice.
Po aty ka zhvilluar dje edhe nje seance stervitore, nderkohe qe mengjesin e sotem eshte nisur drejt Shqiperise me autobuz. Ne piken doganore te Hanit te Hotit eshte pritur nga nje eskorte e policise tone, e cila i ka shoqeruar deri ne hotel “Rozafa” ku do te kalojne naten sonte.
Nderkohe ne oren 20.00 futbollistet e drejtuar nga trajneri Karaçiç kane zhvilluar stervitjen ne stadiumin ku do te luajne neser ndaj Vllaznise.
Nga sa eshte verejtur, ata jane te qete sepse jane ne avantazh te rezultatit 3-1 te ndeshjes se pare dhe per kete arsye, do te futen ne fushe per ta ruajtur kete rezultat.
Pritet te jete nje sfide shume e luftuar ku padyshim qe do te kene ndikimin e vet edhe titozet shkodrane qe do te jene te pranishem ne shkallet e stadiumit, ne mbeshtetje te kuqebluve.