Shkruan në Facebook kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci: Bashkia Shkodër dhe Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” duhet të punojnë bashkarisht për ta kthyer Shkodrën në epiqendër të zhvillimit rajonal.
Angazhimi i studentëve ekselentë, përfshirja e Universitetit në projektet e zhvillimit që ndërmerr bashkia, mbështetja e këtij institucioni arsimor për të përmirësuar standartet janë hapa konkret që duhet të ndërmarrim.
Me këtë bindje takova sot Rektorin e sapoemëruar Prof. Dr. Tonin Gjuraj, bashkëpunimi nën drejtimin e të cilit besoj se do të jetë i menjëhershëm.