Qytetarët shkodranë do të dalin sërish në protestë, ashtu si pasditen e djeshme. Në orën 16.00 ata janë të thirrur të protestojnë tek kryqëzimi i Xhabijes, në dalje të qytetit të Shkodrës. Njoftimi po bëhet përmes rrjeteve sociale dhe konsiderohet si “Shkodra proteston”. Njoftimin e ka shpërndarë në profilin e saj në Facebook edhe kyetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi. Në njoftimin e shpërndarë, për herë të parë zyrtarizohen edhe kërkesat e protestës, e cila mund të konsiderohet me kërkesa ekonomike. Konkretisht, kërkesat e protestuesve janë siç mund ti lexoni më poshtë në tekstrin e njoftimit në rrjete sociale:
“Sot në orën 16:00 në kryqëzimin e Xhabijes përballë karburant «Kastrati», qytetarët protestojnë për:
1. Ndalimin e projektit koruptiv për zëvendësimin e kasave fiskale.
2. Uljen e çmimit të energjisë elektrike me 30%.
3. Uljen e çmimit të karburantit me 30 lekë për litër.
4. Rritjen e pragut të TVSH-së për bisnesin e vogël dhe të mesëm nga 20 mln në vit që është sot në 120 mln në vit
BASHKË KUNDËR TË KEQES!”, thuhet në njoftimin e shpërndarë.