Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Pata kënaqësinë të prisja në Bashkinë Shkodër Presidentin e ACES Europe, z. Gian Francesco Lupattelli, së bashku me Zv. Ministrin e Arsimit dhe të Sportit, z. Endrit Hoxha dhe Presidentin e KOKSH-it, mikun tim, z. Fidel Ylli.
Gjatë këtij takimi diskutuam për procesin e aplikimit për “Shkodra, qyteti europian i sportit 2025”; bashkia tashmë e ka plotësuar të gjithë dokumentacionin përkatës, një punë voluminoze kjo nga specialistët e Bashkisë Shkodër që shpresojmë të konkretizohet në muajin dhjetor, kur do të shpallet edhe fituesi për vitin 2025 në Bruksel.