Kandidatja për deputete e PD- së në Qarkun e Shkodrës Emilia Koliqi, ka vijuar takimet me qytetarët edhe ditën e sotme. Ajo ka qenë ditën e sotme në një pjesë të lagjes “Skendebeg” ku është takuar me banorë, me të cilët ka bashkëbiseduar për shumë tema.
“Shkodranët po i hapin dyert e zemrat Ndryshimit të shumëpritur. Sot në lagjen “Skenderbeg” siç njihet në Shkodër, takuam e bashkëbiseduam me shumë banorë. Pakënaqësi për gjendjen e vështirë ekonomike, për ikjen e fëmijëve në emigracion, për mungesën e mundësive ekonomike.
Hallet e problemet e përditshme nuk i kanë shuar optimizmin! Të nesermen e shohin më të mirë, kanë shpresë, shprehin besim dhe vendosmëri për të larguar këtë qeverisje të keqe duke i hapur rrugë zhvillimit dhe rikthimit në normalitet të jetës në të gjitha aspektet e saj.”, shkruan Emilia Koliqi në një publikm në Facebook, të cilin e shoqëron edhe me foto.