Edit Shkreli, profesoresha dhe avokatja shkodrane më një karrierë të pasur në SHBA, është betuar si gjykatësja e parë shqiptare në New York. Ajo është para shqiptare në SHBA që ka një post të tillë. Zgjedhjet u mbajtën më 7 nëntor, dhe Edit Shkreli fitoi garën për gjykatëse në Gjykatën Civile të New York-ut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Edit Shkreli mbërriti në SHBA nga Shkodra në moshën 13- vjeçare, në vitin e trazirave 1997. Në vitin 2011, ajo përfundoi studimet e avokaturës tek New York Law School, duke u diplomuar juris doctor, cum laude. Mbas pak muajsh, ka kaluar me herë të parë një nga provimet më të vështira të licencimit, provimin e Shtetit të New York-ut (“bar exam”).
Edita ka më shumë se tetë (vite që punon pranë Gjykatave të Bronx-it dhe të White Plains me çështje komerciale, divorci, etj. Ajo zotëron njohuri të larta juridike që së bashku me eksperiencat e saja e bëjnë atë të kualifikuar për të marrë vendime të drejta për komunitetin tonë.
Gjithashtu ajo është pedagoge e përkushtuar në mësimdhënie, të cilën e ushtron tek New York Law School që në vitin 2019.
Edita jep kontributin e saj si anëtare pranë Bronx Community Board # 11 si dhe anëtare e bordi-t të organizatave jofitimprurëse, Neighborhood Initiatives Development Inc. dhe Albanian-American Educators Association.