Pas lajmit të publikuar nga mediat, Ministria e Mbrojtjes dërgoi urgjent një ekip EOD (xheniere) të FA në Bashkinë e Pukës, ku një ditë më parë punonjësit e gjelbërimit gjetën një predhë 120 mm.
Gjatë kërkimeve dhe krehjes së zonës, xhenierët e ushtrisë zbuluan 40 granata dore difensive, 6 granata dore ofensive si dhe një granatë dore me bisht.
Nga verifikimet paraprake, dyshohet që këto municione të kenë dalë nga depot e FA dhe të jenë hedhur në zonë gjatë trazirave të vitit 1997, duke u shndërruar në një rrezik serioz për jetën e banorëve.