Një eksplozion i fuqishëm ka ndodhur pranë një biznesi në Vlorë. Ai ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në afërsi të rrugës Transballkanike.
Sipas të dhënave të para dyshohet për lëndë eksplozive. Nga shpërthimi ka pasur dëme materiale, ndërkohë që nuk ka raportime për të lënduar.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.