Një shpërthim ka nodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë një biznesi në Tiranë. Bëhet fjalë për një fast-food që ndodhet pranë ambasadave ruse dhe zvicerane, në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Sipas kalimtarëve shpërthimi ishte shumë i fuqishëm. Nga informacionet paraprake raportohet se bëhet fjalë për shpërthimin e një bombule gazi në brendësi të dyqanit, ku raportohet edhe për një të plagosur si dhe dëme materiale.