Një shofer 20-vjeçar rumun, që u përpoq të kalonte ilegalisht dy shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar të fshehur nën dyshemenë e kamionit të tij, është dënúar me 30 muaj bùrg. Gjykata e Canterbury e deklaroi fájtór për lehtësimin e hyrjes së paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.
Stefan-Gabriel Bucur u ndalua nga oficerët e Forcave Kufitare në kontrollet turistike hyrëse të Dover Eastern Docks pasditen e 7 shkurtit.
Dy shqiptarët, të cilët tani janë duke u trajtuar nga autoritetet e imigracionit, u zbuluan të fshehur në një zgavër të krijuar nën dyshementë e kamionëve, e cila u gjet kur oficerët vunë shirita shtesë metalikë, shkruajnë mediat e huaja.
Zëvendësdrejtori i Forcave Kufitare, Martin Coates tha: “Burrat ishin mbërthyer në zgavër në atë árkivòl si kosh. Oficerëve iu deshën më shumë se 20 minuta për të hequr bulonat. Për fat të mirë burrat ishin në gjendje të mirë shëndetësore kur i gjetëm ata, por rreziku për jetën në një fshehje të tillë është i lartë.
Ne do të vazhdojmë të punojmë me partneret e zbatimit të ligjit për të sjellë para autoriteteve persona si kóntrábandisti Bucur”.