Gjimnazi “Sherif Hoxha Koplik” i ka kushtuar një dedikim prekës për ish- maturantes që humbi jetën një ditë më parë në mënyre tragjike, dyshohet, duke gëlltitur fosotksinë.
“Sot qielli e syte reshën lot, zemrat pikuan dhimbje e shpirti humbi në zbrazëti tek i dhamë lamtumirën e fundit ish- maturantes sonë Eralda Ramaj. Gjimnazi “Sherif Hoxha” i shpreh ngushllime të sinqerta familjes dhe lutet që shpirti i bardhë i Eraldës të pushojë me ëngjëjt”, thuhet në dedikimin e publikuar në rrjetet sociale, shoqëruar edhe me një foto të 18 vjeçares.
Në një njoftim për mediat të enjten, policia e Shkodrës informonte se e reja i kishte dhënë fund jetës, pasi kishte gëlltitur fostoksinë.
NJOFTIMI I POLICISË
Shkodër/Informacion paraprak
Mesditën e sotme, shtetasja E. R., 18 vjeçe, banuese në Koplik, dyshohet se ka pirë fostoksinë, e cila u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por rreth orës 17:00, ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.