Një shqiptar nga Kosova ka ngritur ‘në këmbë’ policinë zviceriane, pasi është arratisur nga burgu qendror i Friburgut në Zvicër. Shqiptari nga Kosova i identifikuar si Bashkim L., 35 vjeç është arratisur nga burgu mes natës së premte dhe të shtunës, por autoritetet sot kanë bërë publik lajmin, njofton media zviceriane Blick.ch. Policia dyshon se ai është arratisur duke u ndihmuar nga persona të tjerë jashtë dhe me shumë mundësi është larguar nga Zvicra dhe ka mbërritur në Kosovë. 35-vjeçari konsiderohet një person më rrezikshmëri të lartë, ndërsa autoritetet kanë kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve që të ndihmojnë nëse kanë informacione.
Bashkim L., ishte dënuar në vitin 2013 për vrasjen e një shqiptari tjetër nga Kosova, por që jetonte në Itali, pas përplasjeve për kontrollin e territoreve të shitjes së lëndëve narkotike.