Sot vizitova shtëpinë muze “Pashko Vasa”, një stacion fantastik për turistët vendas dhe të huaj në Shkodër. Në vijim të shqetësimit për mungesë vemendjeje ndaj një prej objekteve më të rëndësishme muzeale të qytetit të Shkodrës, të ngritur nga trashëgimtarja e vetme e familjes, zj. Rajmonda Vasa, së bashku me drejtuesen e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Shkodër, zj. Majlinda Laçaj vizituam shtëpinë duke vlerësuar të gjithë mundësitë e ndërhyrjes për mbrojtjen dhe restaurimin e këtij objekti muzeal.
Krahas kësaj në funksion të mirëmbajtjes së kësaj banese, po vlerësojmë paralelisht dhe mundësinë e zhvendosjes së Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, pranë ambjenteve të ndërtesës, jo vetëm si një shenjë përkujdesjeje ndaj objektit por edhe për ta bërë më aktiv dhe tërheqës për vizitorët rolin e kësaj banese historike.
Kjo banesë muze është pa dyshim, pasuri e gjallë e qytetit të Shkodrës dhe e zhvillimit të turizmit kulturor, ndaj është prioritare rijetëzimi i saj dhe përfshirja në rrjetin e muzeve të Shkodrës. /Publikuar në Facebook nga Majlinda Angoni, prefekte e qarkut Shkodër/