Seanca e sotme gjyqësore ku Apeli pritet të japë vendimin për 11 kuksianët e arrestuar gjatë protestës në rrugën e Kombit është shoqëruar edhe me protestën e qytetarëve.
Jashtë ambienteve të gjykatës janë hedhur disa tymuesese, dhe një prej tyre është hedhur edhe shumë pranë vendit ku qëndronte Drejtori i Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati.
Kujtojmë që për të ruajtur rendin dhe sigurinë në Shkodër janë grumbulluar rreth 150 forca policore.