Policia kufitare ka shpëtuar 7 turistë në Karaburun. Raportohet se turistëve u ishte prishur skafi me të cilin po lundronin. Pas defektit në motor turistët rrezikonin edhe mbytjen, ndërsa kërkuan ndihmën e policisë kufitare teksa u gjendën në vështirësi në Karaburun.
Ndërhyrja e policisë kufitare ka bërë që 7 turistët të shpëtohen dhe raportohet se nuk kanë probleme. Në skaf kanë qenë shtatë persona, pesë të rritur dhe dy fëmijë, ndërkohë që mjeti po mbushej me ujë dhe rrezikohej të përmbysej skafisti është afruar afër bregut ku ka mundur të shpëtojë pushuesit. Policia Kufitare ka mbërritur në vëndgjarje dhe ka marrë shtatë pushuesit dhe i ka sjellë në Tri Port pa asnjë dëmtim.