Studentët e ekonomikut i kanë vënë drynin derës së Fakultetit Ekonomik në shenjë proteste, ndërsa auditorët janë bojkotuar nga të gjithë. Sot para Kryeministrisë, pritet të oprganizohet një protestë e madhe, teksa studentët i kanë bër thirrje qytetarëve t’u bashkohen. Pas grumbullimit pranë fakulteteve ku studiojnë, sudentët do të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku pritet të vazhdojnë protestën e tyre.
Ndërkohë, burime nga studentët protestues, bëjnë me dije se mund të ketë përshkallëzim. Një nga studentët e Politeknikut paralajmëroi se, nëse sot nuk plotësohen kërkesat e tyre, do të ngujohen brenda ndërtesës së tyre dhe do të nisin grevën e urisë.