Suedia do të luajë ditën e sotme në orën 16:00 ndeshjen e saj për çerekfinale të Botërorit me Anglinë. Megjithatë jo çdo gjë po shkon siç duhet për nordikët. Këmbanat e alarmit për zjarr kanë rënë në hotel dhe gjithë lojtarët janë grumbulluar te holli.
Gjithçka ka ndohur në orën 8 të mëngjesit sipas orës lokale. Kjo mund të jetë në favor të Anglisë pasi suedezët nuk kanë bërë një gjumë të qetë.
Ekipi nuk dukej i kënaqur nga kjo situatë, sepse përpara ndeshjes së jetës asgjë nuk duhet t’iua prish rregjimin. /paronaram.com.al/