“Tartufi”, kryevepra botërore e Molier-it ka dhënë premierën në teatrin “Migjeni”.
Një “Tartuf” shqiptar, nën interpretimin e aktorëve të mirënjohur shkodranë, e sjellur në kohë dhe me origjinalitetin e regjizorit Kushtrim Bekteshi.
Kjo vepër pavarësisht se është shkruar nga Molier në vitin 1664 është sot, bashkëkohore dhe e vërtetë, duke tërhequr tashmë vëmendjen e artdashësve në Shkodër e më gjerë.
“Tartufi” do të vazhdojë të shfaqet sonte dhe nesër në orën 19.00. /ShkodraWeb/