Katër persona janë arrestuar në lidhje me skandalin e publikimit të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë. Të arrestuarit janë Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.
Specialistja e IT Eni Qirjako e punësuar pranë AKSHI-t ka marrë listën e pagave dhe ia ka kaluar kolegut të saj Andi Agaraj, i cili më pas e ka shitur atë për 20-30 mijë lekë tek përmbaruesit privatë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.
Punonjësja e AKSHI-t i ka kaluar të dhënat në një USB të cilën ia ka dhënë kolegut të saj, i cili i ka shitur në këmbim të përfitimeve financiare.