Koordinatori i fushatës së PS- së për Qarkun e Shkodrës Ilir Beqaj, ka spostuar aktivitetin e tij ditën e sotme në Bashkinë e Pukës. I shoqrëruar nga një grup të rinjsh, Beqaj ka takuar e bashkëbiseduar me përfaqësues të biznesit të vogël në njësi të ndryshme tregtare të qytetit.
“Takime me biznesin e vogël në Pukë. Të gjithë falenderojnë ndryshimin rrënjësor të Pukës. Prej 1 janar i këtij viti e deri në vitin 2029 tatim fitimi ZERO dhe TVSH ZERO.”, shkruaj Beqaj, i cili ka postuar edhe disa fotografi nga takimet e zhvilluara në zonën e Pukës.
Po ashtu, përmes një publikimi në Instagram, duke marrë shkas nga një artikull i ShkodraWeb Media, Beqaj ka patur një mesazh edhe për Lodovik Hasani, kandidat i PD- së në Pukë.