Shkruan në Facebook Emilia Koliqi, kandidate për deputet e PD- së Shkodër: Nga lagjja në lagje, në qytet dhe në njesi administrative, ndjehet e fortë fryma e Ndryshimit. Kupa është mbushur, durimi është sosur, Shkodra e Shqipëria kanë domosdoshmëri rikthimin në normalitet.
Me zonjat e lagjes nr. 3, bashkëndamë hallet e përditshme, vështirësitë e jetës, dhimbjen për fëmijët që po na rriten larg nesh në emigracion, mungesën e alternativave dhe meritokracisë.
Por të gjithë jemi të bindur se era e Fitores forcohet çdo ditë, përherë e më shumë njerëz i besojnë Partisë Demokratike, programit të saj dhe kryeministrit të ardhshëm Lulzim Basha!