Këto ditë rajoni dhe mbarë Europa është pushtuar nga një mot i acartë me reshje bore kryesisht, por edhe shiu më disa zona.
Ditën e diel bora pushtoi bregdetin e Shëngjinit dhe ishte një pamje për t’u admiruar, ndërsa mbrëmë vonë ka rënë një mantel i hollë bore edhe në Tiranë çka ndodh rallë realisht, megjithëse nuk rezistoi për shumë orë.
Mirëpo, sot është zgjuar i zbardhur nga bora qyteti bregdetar i Ulqinit në Mal të Zi, aty ku banojnë shumë shqiptarë.
Nuk është e zakontë bora në Ulqin, mirëpo me ndryshimet e fundit klimaterike e pamë edhe këtë.
Fotot e mëposhtme janë shkrepur nga Ismet Karamanaga dhe kanë marrë shumë pëlqime dhe shpërndarje.