Ashtu siç pritej moti i ftohtë me temperatura të ulëta dhe reshje ka mbërthyer pjesën më të madhe të Evropës duke përfshirë edhe vendin tonë. Reshjet e borës kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore të vendit gjatë ditës së sotme, ndërsa bora ka zbardhur edhe plazhin e Shëngjinit në Lezhë.
Në disa foto të publikuara nga bashkia e këtij qyteti në rrjetet sociale shihen pamjet e mrekullueshme se si bora ka zbardhur zonën e plazhit.