“Një vend i mrekullueshëm, edhe pse i frikshëm për t’u vizituar. Tirana është një vend interesant. Disa tregime nga Shqipëria vijnë së shpejti.” Kështu paralajmëron gazetari i ‘The Guardian’ Shaun Walker i cili është futur brenda vilës së diktatorit Enver Hoxha duke ndarë pamjet, të shoqëruara me nga një përshkrim për secilën. Sa ishte gjallë diktatori, e gjithë ‘Zemra e Tiranës’, ish-Blloku, u mbyll për publikun. Vendin e zunë krerët kryesorë të partisë. Tani, kjo është pjesa më e gjallë e Tiranës…
Në katin e poshtëm të vilës së Enverit kishte një pishinë dhe një hyrje në një tunel që e çonte në një bunker, paranojakun HOXHA, nëse do i duhej t’ia mbathte.
Ky është një sallon!
Këtu një zonë e këndshme dhe komode për të pushuar.
Tre fëmijët e tij të rritur që jetuan këtu, çlirimin e gjenin në dhomat e tyre të gjumit.
Këto ishin pllakat e veçanta në banjon e tij.
Ai kishte izolim gjenial të dyerve të dhomës së tij të gjumit por kishte edhe mijëra libra me tematikë të gjerë.
Edhe pse shqiptarët nuk kishin akses në literaturën e huaj, Hoxha i dashuronte librat dhe kishte një shpërndarje vjetore të librave francezë që i vinin nga Parisi.
Rafte librash kudo. Shumë prej tyre ishin titujt e tij ose literatura të tjera marksiste.
Kjo është tavolina ku Hoxha shkroi disa nga 74 librat e tij!
Varietete të ndryshme të artit të realizmit socialist në mure.
Dhomat janë mjaft funksionale, të bëra me më të mirën që Shqipëria ofronte në aspektin e mobiljeve dhe aksesorëve.
Diktatori jetoi këtu nga viti 1975 derisa vdiq në vitin 1985.