Një nga ngjarjet më të mistershme të periudhës së komunizmit, është ajo që lidhet me fatin e ish- kryeministrit Mehmet Shehu. Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga dhjetori 1981 kur u njoftuar publikisht se Mehmet Shehu “ia hoqi vetes” në dhomën e gjumit, dyshimet apo aludimet mbi fundin e tij janë të shumta. Gazetari Dashnor Kaloçi ka sjellë disa foto që shfaqen në publik për herë të parë.
Në një shkrim për TemA, Kaloçi ka siguruar foto te rralla nga momenti i gjetjes se Mehmet Shehut pa jete, i gjakosur ne shtrat. Fotot janë pjesë e një shkrimi dhe një letre që Enver Hoxha iu drejtonte hetuesve, se çfarë duhet të pyesnin ata gruan e Mehmet Shehut, Fiqireten.