Faqja në Facebook e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës ka publikuar disa foto të rradha të dramës “Shqiponjat”, kushtuar heroit tonë kombëtar. Janë foto të rralla, që mbase shfaqen për herë të parë në publik. Përmes këtij postimi, afishohet puna e jashtëzakonshme e këtij institucioni, i cili feston 70 vjetorin e krijimit sivjet. Komentet tona janë të tepërta. Më poshtë, gjeni foto e rralla dhe shkrimin që shoqërojnë ato:
Në kuadrin e 70 vjetorit të Teatrit ” Migjeni”
1949 – 2019
51 vite më parë, në kuadrin e 500 vjetorit të vdekjes së Skenderbeut, në skenën e teatrit “Migjeni” iu paraqit spektatorit shkodran, drama ” Shqiponjat”. Kjo dramë është shkruar nga pesë shkrimtarë shkodranë : Ton Shoshi, Fadil Kraja, Jonuz Dini, Frederik Rreshpja dhe Paulin Sekuj.
Regjisor: Serafin Fanko.
Skenografia: Çesk Vuksani, Lec Fishta.
Interpretuan: Lec Bushati, Elez Kadria( ka interpretuar 2 role), Gjon Deda, Prenk Lëkunda, Vitore Nino, Tinka Kurti, Agron Dizdari, Ana Shala, Sul Dibra, Ymer Bala, Bep Shiroka, Zef Deda, Viktor Bruçeti, Ndrek Prela, Gjosho Çarkaxhia, Ndoc Sheldija, Rrok Vuji, Jonuz Dini, Pistol Soja, Paulin Lacaj, Adem Kastrati, Lec Ndreka, Merko Sina.
Marrin pjesë amatorë nga qëndrat e punës, student të Insitutit, nxënës të shkollave ” Jordan Misja” dhe ” 28 Nëntori”
Kostumet : Zina Ashta, Abdullah Mema dhe Bik Ndoja.
Efektet zanore: Zef Cungeli.
Ndriçimi:Teufik Duka.
Butaforia : Sali Kola, Zef Gaci.
Grimi: Kin Jaku.
Premiera u dha me 30 dhjetor 1967.
U shfaq 15 herë.
Numri i spektatorëve: 7.898.