Nga Besnik ALIAJ
Plani i pare urbanistik i Tiranes se pas luftes (1948-1952) u hartua nga Gani Strazimiri, nen supervisionin e Spiro Kolekes, dhe synonte riorganizimin e qytetit permes lagjeve te reja te ‘punetorise’ … e sidomos riorganizimin e qendres se Tiranes duke spastruar trashegimine ‘otomane’, ‘monarkiste’ dhe ‘fashiste’, permes nje sistemi te ri rrugor dhe ansambleve të reja te banimit sipas stilit sovietik. … E gjitha inspirohej sipas parimeve te sistemit socialist te ekonomise se centralizuar! …
Ne kete plan propozohej nder te tjera ruajtja e bulevardit dhe unazave, … por sugjerohej shembja e pazarit te Tiranes, e bankes kombetare, e ndertesave te teatrit kombetar, etj. … Nderkohe propozohej aty ku sot eshte Pallati Kultures (ish pazari vjeter) nje ndertese qe quhej ‘pallati qeveritar’ (shiko foton 3). … Perballe tij propozohej Teatri Kombetar (tek vendi i ish monumentit te Enverit). … Dhe aty ku sot eshte monumenti Skenderbeut, propozohej nje hark triumfi dhe monumenti i Stalinit … si dhe nje shesh per parada, manifestime e domostrime (sot sheshi Skenderbej) … Plani dominohej nga parimi ideologjik: ‘erase’ (spastrim-shembje e trashegimise per arsye politike dhe si mohim i paraardhesve dhe kundershtareve) … (burimi: AQSH, Elidor Mehilli dhe pejzazhe.com)
Kur Enveri shihte planin
Enver Hoxha miraton para Byrose Politike projektin qendres se Tiranes, duke propozuar permiresime te metejshme të projektit te paraqitur nga ekspertet.