Historia e pabesueshme dhe misterioze e 300 hebrenjve që u larguan nga Shqipëria në janarin e vitit 1991 menjëherë sapo kishte filluar rënia e regjimit komunist. Gazetari italian Franz Gustincich, i cili ka ndjekur në Tiranë zhvillimet e atyre ditëve kur regjimi komunist ishte në grahmat e fundit, rrëfen për herë të parë në emisionin “Repolitix” në Report Tv sesi agjenti i Mosad i maskuar si gazetar, arriti të nxirrte jashtë kufijve shqiptarë, pak ditë pas rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha në Tiranë, 300 hebrenj të cilët i kishin shpëtuar nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Franz Gustincich thotë se agjenti bashkëpunoi me Bashkim Gazideden, i cili ishte prezantuar si njeri i rëndësishëm i pushtetit të kohës. Por kush ishte ky agjent i huaj?
Franz Gustincich: “I vetmi i huaj tjetër që unë kisha parë në Tiranë ishte gazetari Eduardo Roza Flores korrespondenti i “La Vangardia” të cilin e takova në datën 20 shkurt në darkë. Ditët e mëpasme ai më tha se nuk ishte këtu vetëm si gazetar, por ishte një person që donte të bënte mirë, ai kishte babain hebre dhe ndjehej i tillë. Ai kishte mësuar pak shqipen atëherë. Më prezantoi një person me emrin Bashkim Gazidede, nuk e dija se kush ishte.
Folëm pak dhe më pas tha tani eja se do të të tregoj e çfarë kam bërë. Shkuam, por nuk mbaj mend se ku. Shkuam në një shtëpi ku ishte gati, aty ndodheshin 8 hebrenj. Më treguan ata historinë se çfarë kishte ndodhur, për një marrëveshje mes qeverisë izraelite dhe shqiptare, 300 hebrenj që i kishin shpëtuar nazizmit dhe donin të iknin.
I pyeti se ju kanë trajtuar, më thanë njësoj si të gjithë të tjerët. Grupi më i madh i tyre u dërgua në Izrael. Ata që mbetën ishin ata të cilët kishin familje të përziera, kishin prindërit të moshuar, besoj se janë në Shqipëri ende ata.
Unë me bashkim Gazideden shtrënguan duart me një buzëqeshje. Pastaj, nga biseda që bëmë aty, kur ai nuk ishte, ma treguan si njeri të fuqishëm, si njeriu që kishte bërë të mundur këtë dalje. Aty na thanë se patë ndihmën e personit që mund të vendoste jetën dhe vdekjen e njerëzve këtu. Emri i Gazidedes, ishte një emër që dëgjohej shpesh. Emri thuhej me pak frikë. Madje, në një bar në Tiranë, në vitin 1991, ne po flisnim dhe dikush na thotë kujdesni mos flisni shumë se mund t’iu dëgjojë Gazidede”.