Shkruan në Facebook Helidon Bushati, koordinator i PD-së për Qarkun Shkodër: Familjet e Malësisë së Madhe gjithnjë janë shquar për urti, trimëri dhe virtyte të larta kombëtare. I kanë trashëguar ndër breza këto virtyte, duke i ruajtur me fanatizëm së bashku me modelin e atdhetarizmit dhe antikomunizmit.
Sot, bashkë me kryetarin e degës, z.Anton Koka, ishim në Shkrel dhe Koplik. Takim nga i cili mora shumë kënaqësi dhe inspirim për të vazhduar me optimizëm këtë rrugëtim drejt fitores.
Malësorët janë të zotuar se bashkarisht do të marrim një rezultat historik, duke e shkëputur kështu një herë e mirë Malësinë e Madhe nga duart a atyre që e mbajtën peng përgjatë këtyre viteve.
Pavarësisht kohërave të vështira, malësorve të këtyre anëve nuk iu është venitur humori, shpirti antikonformist që i karakterizon e mbi të gjitha shpresa se bashkarisht do të arrijmë ta kthejmë Malësinë e Madhe në një vend mundësish. Këtë zotim jua kemi borxh qindra e mijëra të rinjëve të Malësisë së Madhe që kanë marr rrugët e botës për një jetë më të mirë.