Trupa e Teatrit “Migjeni ” ka vënë në skenë premierën e mbyllur të dramës “Nata e trokitjeve në xhama” e autorit Dhimitër Anagnosti. Për shkak të situatës që po kalon vendi, ka qenë e pamundur që kjo vepër të shijohet nga spektatorët në sallën e teatrit “Migjeni”. Megjithatë, po mendohet një mënyrë për ta bërë të aksesueshme edhe për artëdashësit në ditët e javët në vijim.
Ngjarjet zhvillohen në një qytet provincial. Në një nga të shumtat ato net, ku në trotuare rrinin radhët e gjata, në pritje të një litri qumësht. Në qendër të dramës është Kristina e sapo liruar nga burgu dhe përpjekja e saj për të rifilluar. Gjithë skena zhvillohet në rrugë nën vështrimin plot frikë të njerëzve që fshiheshin pas dritare me hekura të shtëpive.
Drama vihet në skenë në përvjetorin e 30- të ndërrimit të sistemit politik në vend, duke përcjellë kështu një mesazh të fortë reflektimi. /ShkodraWeb Media/
Autor: Dhimitër Anagnosti “Artist i Popullit”
Regjisor: Kushtrim Bekteshi
Skenograf: Betim Zeqiri
Kostumografe: Samka Ferri
Kompozotor: Markelian Kapedani
As/regjisor: Astrit Fani
Interpretojnë:
Krist Lleshi
Jozef Shiroka
Pjerin Vlashi
Rita Gjeka Kacarosi ” Mjeshtër i Madh”
Linda Jarani
Nikolin Ferketa
Refael Hoxhaj
Vladimir Doda
Merita Smaja
Astrit Fani
Fritz Selmani
Silvia Kacarosi
Lusi Bregu
Ergys Saraçi
Megi Toma
Arber Bala
Mateo Leka
Riviera Dritarja
Ledina Hebovija
Pëllumb Gjona
Inspektor skene: Mikel Vuksani; Mjeshtër dekori:Kolec Sermi; Piktor ekzekutues: Hysni Halili; Fonia: Bledi Doçi; Ndriçimi: Arben Meshnuni, Eniko Mosi; Robaqepse: Aferdita Hebovija; Garderoba: Leonard Guga; Grimi: Albert Shiroka; Reikuizita: Sabah Baxha.