Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 17.00 në Shkodër. Persona akoma të paidentifikuar, mësohet se kanë thyer derën kryesore të Pallatit të Sportit. Sipas informacioneve paraprake nga persona në vendngjarje, kanë qenë disa persona që kanë goditur dhe shqelmuar tarabën e derës kryesore të ndërtesës në pronësi të Bashkisë Shkodër. Sipas të njëjtave burime, këta persona që kanë kërkuar me ngulm të futen në ndërtesë, janë perleshur edhe me punonjës të Policisë së Shtetit dhe asaj Bashkiae që ishin aty. Nuk është e qartë arsyeja e këtij veprimi në mes të ditës, ndërsa mësohet se Policia e Shtetit ka nisur zbardhjen e ngjarjes. Kamerat e sigurisë në këtë objekt, mund të ndihmojnë në identifikimin e personave, të cilët pas aktit të tyre, ia kanë dalë të largohen nga vendngjarja. Siç dihet, Pallati i Sportit ka qenë një nga ish- KZAZ-të deri në vendimin e sotëm të KQZ-së që i zhvendosi të gjitha KZAZ-të në mjediset e Shkollër Teknike “Arben Broci”. /ShkodraWeb/