Një djalë i ri është gjetur i vdekur pranë sheshit “Flamuri” në Vlorë. Mesohet se ai eshte identifikuar me inicialet A. I, 26 vjec. Policia ka dhene informacionin e pare zyrtar rreth ngjarjes, duke bere me dije se i riu eshte gjetur me damare te prere.
Informacion paraprak
Më datë 18.05.2018, rreth orës 10:54, në lagjen “28 Nëntori”, është kostatuar i shtrirë në tokë, pa shenja jete, shtetasi A.I., 26 vjeç.
Nga kqyrja paraprake dyshohet se shtetasi ka kryer vetvrasje pasi është konstatuar se ka prerë damarët.
Në vendngjarje është gjetur dhe një mjet prerës (thikë).
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 26-vjeçari është Albano Imeri, vëllai i Ksandro Imerit, 32 vjeçari i cili prej 28 marsit 2018 rezulton i zhdukur pasi kishte dalë në det me një Yetsky.