Bisneset qe kane marr ne administrim hapesirat ne plazhin e Velipojes, nuk po realizojne detyrimet qe parashikon ligji. Kjo ka sjelle qe ne disa raste, pushuesit te rrezikojne jeten duke u lare ne det.
Raportohet se diten e sotme, tre persona kane rrezikuar jeten. Sipas burimeve nga vendngjarja, ata jane shpetuar nga pushues te tjere.
Me ndryshimet ligjore, bisneset qe marrin ne administrim plazhin kane detyrim te vendosin bova dalluese se deri ku lejohet qe te shkojne me not pushuesit. Nga ana tjeter, kane detyrimin te punesojne persona te specializuar per roje plazhi ne tere gjatesine e plazhit ne administrim.
Kete vere, plazhi i Velipojes ka pesuar nje ndryshim te dukshem, duke u shfaqur gropa fare pane bregut dhe cektina ne ate qe quhet “bregu i dyte”. Ato jane te rrezikshme sidomos per femijet.