Disa ditë më parë këngëtari i njohur, Genc Prelvukaj zbuloi se ishte infektuar me Covid-19. Me anë të një statusi në rrjetet sociale artisti nga Kosova njoftoi ndjekësit se është infektuar me koronaviru.
Ai rrëfeu se pavarësisht se ka treguar shumë kujdes prej një viti, s’ka mundur t’i shpëtojë dot virusit. Këngëtari tha se shqetësimeve jo të vogla shëndetësore, këtë betejë ishte i vendosur ta fitonte sa më parë.
Por, gjendje e tij mesa duket është përkeqësuar, pasi i është dashur që të shtrohet në spital. Lajmin e ka ndarë me të gjithë partnerja e tij, Eni Koçi, e cila publikoi në Instastory një video, në të cilën shfaqej dora e Gencit me serum.
“Me dashurinë time. Ne do ta kalojmë këtë”, shkroi këngëtarja krahas videos. Nga ana tjetër, Eni zbuloi se e kishte kaluar Covid-19 rreth tre muaj më parë, pa shqetësime serioze.