Arabia Saudite dhe Egjipti luajtën dje ndeshjen e fundit të Botërorit e cila ishte pa pretendime pasi të dy skuadrat e kishin mësuar fatin e tyre.
Gjithsesi ndeshja u bë dramatike pasi në fund Arabia Saudite shënoi golin e dytë duke përmbysur rezultatin, fakt ky që nuk është përjetuar aspak mirë nga një komentator egjiptian.
Adbel Rahim sipas “The Sun” që citon median egjiptiane “Masrawy”, një ish-futbollist, është ndjerë keq pas golit të shënuar nga Al Mausarit dhe është transportuar menjëherë në spital, por mjekët e kanë patur të pamundur ta shpëtonin.