Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Slavonski Brod të Kroacisë, ku një autobus nga Kosova është aksidentuar. Policia kroate ka raportuar për dhjetë persona të vdekur, bën të ditur “Index.hr”.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën A3 rreth orës 6 të mëngjesit, ku autobusi me pasagjerë ka dal nga rruga. Raportohet se autobusi ishte i linjës Frankfurt – Prishtinë dhe në të ishin 60 persona. Sipas informatave të fundit thuhet se rreth 30 persona dërguar në Spital per ndihme mjekesore.
“Në orën 6:22 të mëngjesit, Departamenti i Policisë në Brod ka marrë informacion për aksidentin e një autobusi. Me të arritur në vendin e ngjarjes, u përcaktua se ishte një autobus me targa të Kosovës në linjën e rregullt Frankfurt – Prishtinë. Një hetim është duke u zhvilluar. Disa njerëz kanë humbur jetën dhe rreth 30 janë dërguar në spital. Çdo informacion i mëtejshëm do të jepet pas përfundimit të hetimit”, thuhet nga shefi i Policisë Rrugore në Slavonski-Brod, Franjo Galiq.