Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka uruar vajzën e një prej policëve të rënë në krye të detyrës, me rastin e 10-vjetorit të lindjes së saj. Në një postim të bërë në rrjetin social Facebook, Lleshaj shkruan:
Sot ka ditëlindjen një vajzë shembullore, Sonja Lika. Ajo është bija e një heroi të Shqipërisë, Roland Lika, ish-punonjës i Policisë së Shtetit që dha jetën në luftë me krimin. Sonja sot mbush 10 vite. Gëzuar ditëlindjen Sonja, jetë të gjatë, të lumtur e të begatë!
Unë si ministër, por edhe bashkëpunëtorët e mi në Ministri si dhe gjithë trupa e Policisë së Shtetit, të përcjellim urimet më të përzemërta për ty.
Edhe 100 të tjera, gëzuar! Happy birthday!
Inspektori i policisë Roland Lika, u vra më 8 tetor të vitit 2010 në qytetin e Vlorës, teksa ishte duke ndjekur tre të pandehur, të cilët u zbuluan se kishin grabitur një dyqan.