Gjuetia e paligjëshme me energji elektrike (gjenerator) duket se vazhdon në Liqenin e Shkodrës. Ka qënë OMP- Organizata e Menaxhimit të Peshkimit Shkodër që ka njoftuar bllokimin e personave që kryenin këtë lloj gjuetit. Në një postim në Facebook, OMP Shkodrë njofton: “Në mbrëmbjen e djeshme, rreth orës 19.00, me një telefonatë të bërë nga dashamirës te peshkimit, na u bë e ditur se në vendin e quajtur “Pylli i Shtojit të Ri”, dy persona në një varkë po kryenin gjueti të pa ligjëshme me rrymë elektrike (gjenerator). Me të marrë njoftimin në një kohë rekord u bë e mundur bllokimi dhe kapja në flagrancë e këtyre personave që kryenin gjueti të paligjëshme.
Grupi i përbërë nga Rojet e Peshkimit dhe Policia Kufitare ndërhynë nga uji dhe grupi tjetër i përbërë nga Rojet e Peshkimit, Inspektori i peshkimit u afruan nga toka. Kështu në ora 19.35 u bë e mundur kapja e personave. Me të mberritur tek Qendrat e Peshkimit në Shirokë mbërritën dhe oficerët e policisë gjyqesore të grupit hetimor.Dokumentacioni i plotë për ngjarjen u dorëzua në Prokurorinë e Rrethi Shkodër.
Falenderojmë personat që dhanë informacionin falenderojmë të gjitha strukturat që morën pjesë në këtë operacion dhe i ftojmë të gjithë qytetarët të na njoftojnë sa herë të shohin të kryhet gjueti e paligjëshme se ne do te jemi aty dhe të vendosur të ndalojmë çdo person që kryen këtë lloj gjuetie të paligjëshme.”.