Premtoi se do të ishte reagimi i fundit publik për çështjen e saj, por Xhisiela nuk rezistoi sot. Pas vendimit të gjykatës për të lënë në burg ish- të dashurin, vajza nga Nikla e Fushë Krujës ka postuar një shënim në instagramin e saj, ku shkruan: “Faleminderit te gjith ato qe me kan mbeshtetur dhe vazhdojn ta bejne. I lutem gjith opinionit publik per mesazhet negative dhe fyerse te ndalen derisa te zbardhet e vërteta.ne lidhje me mospranine time sot ne masen e arresti pwr ishtw dashurin tim dua tju sqaroj sepse te pranishem kane qene shum familjare te tij dhe prania ime aty do te quhej perseri kercenim.
I qendroj cdo interviste qe kam dhene per Rexhepin do te vazhdoj ta mbeshtes ne cdo gje.masa e tij e arrestit ishte e qarteqe ishte politike dim te gjith mijra raste te tilla konfliktesh mes te dashurve por jo te gjithejan “djali i deputetit”. Ai eshtei i dashuri im nesër mund te jet miku juaj dhe ka mbështetjen time dhe i them qe do ja dali derisa e vërteta te zbardhet sic esthe dhe politika te mos fuse hundët,Faleminderit te gjithëve.”është ky postimi i Xhisielës në Instagram. Një deklaratë e tillë publike të krijon idenë se Xhisiela po fillon të vuajë “sindromën e Stokholmit”.