Shkruan në Facebook kryetarja e PS-së për Qarkun Shkodër Edona Bilali: Në takimin e parë si drejtuese Politike e Qarkut Shkodër me deputetët e qarkut, kryetarët e bashkive, prefekten e qarkut, kryetarin e këshillit të qarkut, kryetarët e partive në bashkitë e qarkut dhe anëtarët e Asamblesë së PS nga qarku Shkodër.
Theksova nderin dhe privilegjin por sidomos përgjegjësinë që ky pozicion mbart për mua për të bërë më të mirën për Shkodrën. Diskutuam mbi pritshmëritë e mandatit të tretë dhe gjeta rastin të përsëris ftesën për tu bashkuar me Partinë Socialiste për të rinj me ide, energji, të motivuar për të bërë ndryshim në qark, të rinj që kanë shkëlqyer në fushën e tyre të studimit, profesionit apo pasionit.
Intelektualë të çdo fushe, njerëz të punës dhe sigurisht çdokush tjetër që ka dëshirë për me e ba Shkodrën. Vetëm duke u ba tan bashkë kam bindjen se ne mund dhe do ta bajmë rikthejmë Shkodrën aty ku i takon. Na shkoftë mbarë! 🌹#tanbashkë