Një aksident ka ndodhur në aksin Fush Krujë-Rinas ku një automjet tip “Fiat” me targa DR 2890 E, ka përplasur një tricikël ku udhëtonin dy persona të komunitetit rom.
Aksidenti ka ndodhur pranë vendit të quajtur Ura e Gjolës. Siç duket edhe nga fotot, tricikëli ka qenë një mjet i adoptuar nga romët për transport materialesh. Tricikëli ka pësuar dëmtime të shumta nga përplasja, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy rom të cilët janë transportuar me urgjencë në drejtim të Spitalit të Traumës.
Mjeti me të cilin udhëtonin romët nuk lejohet të qarkullojë në akset nacionale, pasi nuk plotësojnë kushtet teknike. Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar nga ana e automjetit tip “Fiat Punto”. /shqiptarja.com/