Një autoveturë tip “Ford” është përplasur me një mjet zjarrëfikës në lagjen “Rus” të Shkodrës. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17.50 dhe fatmirësisht, nuk ka patur probleme për shoferin e autoveturës. Sipas dëshmitarëve në vendgjarje që raportuan për ShkodraWeb Media, i riu në drejtimin e makinës, ka dalë vetë nga makina ndërsa ka patur dëmtime shumë të lehta kryesisht në gjymtyrët e sipërme.
Siç shihet edhe nga fotot, mjeti “Ford” është dëmtuar mjat dhe ka mbetur në pjesën fillestare të rrethrrotullimit ndarës të rrugës. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, e cila fatmirësisht nuk ka regjistruar të lënduar.